Nafta shtrenjtohet edhe për 2 centë

0%

Shpërndaje në: Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur në 1.80 euro për litër. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi maksimal i naftës të martën do të jetë 2 centë më i lartë se të hënën kur kushtonte 1.78 euro për litër. Ndërkohë çmimi i benzinës dhe ai i gazit janë të njëjtë me një ditë më parë.

Edhe të martën çmimi maksimal i benzinës është 1.50 euro për litër, ndërsa si gazit 0.60 euro për litër. Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Edhe Arbëri 16 mar 2026 Shtrenjtohet sërish nafta Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha