Temperatura deri në 37 gradë sot në Kosovë

0%

Shpërndaje në: Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 11 dhe 16 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 31 deri në 37 gradë. Sipas parashikimit do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

“Masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të stinës së verës”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Burimi: Koha