Nesër mot me diell dhe temperatura deri në 37 gradë Celsius

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16°C , ndërsa temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 31°C deri në 37°C . Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s .

Sipas IHMK-së, masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të zakonshme të stinës së verës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com