Aksident në magjistralen Gjakovë-Klinë, shtatë persona të lënduar

0%

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. “Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor”- ka thënë Krasniqi. Më tej, Krasniqi tha se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.

Burimi: Kallxo