Pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare në Kroaci, Konjufca

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Europiane, Gordan Grlić Radman, lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen mërgimtarët në pikat kufitare në Kroaci.

Konjufca përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se ka shprehur shqetësim për vështirësitë që këto pritje po u shkaktojnë qytetarëve në kulmin e sezonit veror. Ai theksoi se ministri kroat e ka njoftuar se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes.

“Fluksi i lartë i udhëtarëve po përkon edhe me masa të shtuara të sigurisë dhe kontrolle më të rrepta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, pas krizës kufitare të ditëve të fundit në Spanjë. Këto masa kanë ndikuar në zgjatjen e procedurave të kontrollit në pikat kufitare”- ka shkruar Konjufca.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“E falënderoj Ministrin Grlić Radman për mirëkuptimin, gatishmërinë dhe qasjen konstruktive ndaj kësaj çështjeje, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe miqësor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë”- thuhet tutje në postim.

Konjufca thot se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë në komunikim të ngushtë me autoritetet kroate, duke e ndjekur nga afër situatën dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Burimi: Kallxo