Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Jugoslav Radojeviqit, të dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok. Radojeviq u arrestua të shtunën mbrëma. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, udhëheqëse e Zyrës për Informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Javën e kaluar u arrestuan tre persona në Zubin-Potok të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Të martën u zbulua një varr masiv në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut ndërsa të dielën ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, konfirmoi zbulimin e një varri tjetër masiv në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut.

Burimi: Koha