Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka ftuar në takime një-me-një, tre kryetarët e partive opozitare, Bedri Hamza (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ardian Gjini (Aleanca). Kështu ka konfirmuar një burim për Kallxo.com. Ky është takimi i dytë në të cilin Kurti po i fton liderët e tri partive në lidhje me formimin e institucioneve.
Herën e kaluar takimin e kishte pranuar Hamza dhe Abdixhiku, kurse Gjini e kishte refuzuar. Seanca konstituive është caktuar më , një ditë para se të përfundojë afati kushtetues për formimin e Kuvendit. Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, kishte shkuar në takimin e parë me Kurtin më .
Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë. “Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, në ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd.
Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më . PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa.
“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së. Kurtit më mirë i ka shkuar takimi me LDK-në.
Pas takimit me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe bartësen e listës Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se marrëveshje nuk ka por është optimist. “Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten.
Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- ka deklaruar Kurti më . Më pas, Abdixhiku tha se do i pezullojë takimet konsultative për shkak të problemeve të brendshme në LDK, ku 148 delegatë kanë nënshkruar për të thirrur Kuvendin për shkarkimin e tij.
Pas rikonfirmimit si kryetar në Kuvendin e Jashtëzakonshëm më 30 korrik, Abdixhiku ka hequr pezullimin për diskutime me LVV-në. Te enjten e me fillim nga ora fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, derisa kohë për konstituimin e Kuvendit ka vetëm deri më 7 gusht, menjëherë pas përfundimit të këtij procesi fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me liderin e LVV-së. Në përgjigjen që ia ka kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.
Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.
Nëse presidenti i ri nuk zgjedhet brenda këtij afati, vendi shkon përsëri në zgjedhje.
