Të hyrat e Dakut në klubin nga Moska – 3,75 milionë euro në vit

0%

Shpërndaje në: Pse Mirlind Daku ka vendosur për karrierë në Rusi? Të hyrat financiare mund të jenë arsyeja kryesore. Me kalimin nga Rubin Kazani te Spartak Moska, sulmuesi pritet të fitojë shumë miliona euro.

Mediume të shumta ruse kanë shkruar se të hyrat vjetore të kosovarit te Spartaku do të jenë 3,75 milionë euro. 2,5 milionë euro do të jetë paga e tij vjetore, ndërsa 1,25 milionë euro i ka të garantuara si bonus vjetor për lojalitet. Vetëm për transferim, Daku ka bonus prej 1,5 milionë eurosh. Ai do të firmosë me Spartakun për tri vjet, me mundësi të vazhdimit për vitin e katërt.

Edhe Futboll 2 sht 2025 Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror Nëse qëndron deri në fund të kontratës, Daku mund të përfitojë 16,5 milionë euro. Ai pritet të transferohet për 11 milionë euro, sa e ka klauzolën e lirimit. Edhe te Rubini, sulmuesi kishte të hyra të majme, por te Spartaku do të fitojë më shumë. Tifozë të Spartakut po e kundërshtojnë transferimin e Dakut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha