Familja Berisha deklaron se pavarësisht sulmit ata do të rikthehen në

0%

Zana Berisha, vajza e pronarit të shtëpisë së djegur në Zveçan ka deklaruar se sapo të përfundoj renovimi i shtëpisë së tyre ata do të kthehen. Tutje ajo ka shtuar se ajo çka ka ndodhur me shtëpinë e tyre është një ngatërresë në rrugën e tyre, deri në kthimin final në shtëpinë e tyre.

“Në momentin që shtëpia finalizohet,rinovohet, ne do të kthehemi pa dyshim, ajo është dita që ne mezi po e presim. E ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë është thjeshtë një ngatërresë në rrugën tonë të gjatë deri në kthimin tonë final në pronën tonë.” , tha Berisha.

Lidhur me arsyet e sulmit ndaj shtëpisë së tyre Berisha ka deklaruar se kjo ka të bëjë me rikthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Arsyet janë të ditura, meqë thirrja ime është bërë publike lidhur me klimën e banorëve tjerë shqiptarë në pjesën veriore,dikujt kjo nuk i konvenon.Po kjo nuk do te thotë se ne do të zbrapsemi,ky sulmë thjeshtë na e forcon bindjen që ne jemi në rrugën e drejtë. Ne nuk po kërkojmë me shumë se aq sa na takon, jemi kthyer në shtëpinë tonë, në pronën tonë.

Ky sulm qyqar neve nuk na ndalon, nuk na frikëson. Familja Berisha ishte rikthyer në shtëpinë e vet në Zveçan në qershorin e sivjemë, pas largimit të detyruar gjatë luftës në Kosovë. Pas kthimit, ata kishin nisur restaurimin e objektit, me synimin për ta bërë sërish të banueshëm. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për rastin e zjarrit në shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan.

Rasti është hapur si “Zjarrvënie”, ndërsa deri tani nuk ka persona të dyshuar.

Burimi: Bota Sot