Zjarr në Libofshë, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë

0%

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme pranë fshatit Vanaj, në njësinë administrative Libofshë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës. Ata po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Operacioni vijon, ndërsa deri më tani nuk raportohen rrezik për banesa apo persona të lënduar.

Burimi: Bota Sot