Kampionia e Kosovës Drita do të përballet me fituesin e përballjes Flora Tallinn – Inter Escaldes. Skuadra nga Gjilani është i vetmi klub kosovar që ka mbetur në garë për të arritur fazën e grupeve, pasi Malisheva, Dukagjini dhe Ballkani u eliminuan në raundin e dytë kualifikues.
Drita fillimisht do të përballet me ekipin e San Marinos, Tre Fiori – kurse në rast që e tejkalon këtë sfidë në finalen e play-offit do të luajë me fituesin e ndeshjes Flora Tallin – Inter Escaldes.
Drita në dy vitet e fundit ka luajtur në fazën e grupeve, andaj objektivi padyshim është ta arrijë sërish – pavarësisht që tani duhet ta bëjnë pa trajnerin Zekirija Ramadani, të cilin e shkarkuan së fundmi. Rikujtojmë, përballja e Dritës me Tre Fiorin zhvillohet të enjten e ardhshme kurse ndeshje kthyese një javë më vonë./ Telegrafi
