E rëndë në Tiranë – 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e

0%

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar të dyshuar për pedofili në lidhje me ngacmimet seksuale që i ka bërë një fëmije 13-vjeç. Në pranga ka përfunduar Julian Alla i cili në zonë njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Ai dyshohet se mbrëmjen e 23 korrikut Alla ka marrë në banesë një të mitur dhe e ka ngacmuar seksualisht për afro dy orë dhe nuk e ka lënë që të dalë nga banesa. Ka qenë i mituri që ka bërë kallëzim pranë Komisariatit në prani të prindërve dhe të psikologes.

Julian Alla do përballet me dy akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. 31-vjeçari ka mohuar akuzat përpara hetuesve të policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot