Një aksident trafiku është regjistruar sot në fshatin Hereq, në rrugën Gjakovë–Deçan, ku janë përfshirë dy automjete. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës . Sipas tij, përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Burimi:
Bota Sot
