Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku që ndodhi në fshatin Landovicë, në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë. Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se aksidenti është raportuar sot, më , rreth orës . Sipas tij, në aksident janë përfshirë tri automjete.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa të paktën një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me trajtimin e rastit, ndërsa rrethanat që çuan deri te aksidenti janë në hetim. Aksident trafiku në Landovicë, përplasen tri vetura Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
