Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka përsëritur qëndrimin e tij se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk është personi i duhur për të udhëhequr futbollin në nivel global dhe se duhet të largohet nga posti. Gjatë një vizite në Dover, Burnham deklaroi para gazetarëve se nuk beson që Infantino mund ta çojë futbollin përpara në skenën ndërkombëtare.
“Unë nuk besoj se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr futbollin në arenën botërore. Plani që u propozua ishte fyes për shumë njerëz të futbollit në mbarë botën dhe nuk mund të bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ai ishte i papranueshëm”, tha Burnham.
Edhe më herët, ai kishte kritikuar ashpër planet për shitjen e pjesëve të interesit në Kupën e Botës, duke i cilësuar ato si “skandaloze” dhe “të papranueshme”. Ndërkohë, Federata Angleze e Futbollit (FA) ka kërkuar një “rishikim të plotë dhe të pavarur të udhëheqjes dhe qeverisjes së FIFA-s”.
Sipas raportimeve, FA është duke përgatitur një letër për të tërhequr mbështetjen e saj për rizgjedhjen e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s.
