Shpërndaje në: Menjëherë pas fishkëllimës së fundit Xherdan Shaqiri bëri buzëqeshjen e tij të zakonshme, pavarësisht humbjes në shtëpi me Baselin kundër Lausannes. Kjo ndodhi sepse takoi në tunel mikun e vjetër, Gilles Yapi. Shaqiri në periudhën e parë te Baseli fitoi dy tituj me ish-lojtarin nga Bregu i Fildishtë, Yapi.
Përshëndetja e Shaqirit me 44-vjeçarin, i cili tani punon si trajner i Lausannes, ishte e ngrohtë. Pak sekonda më vonë, Shaqiri doli para gazetarëve. U pyet fillimisht pse nuk e kishte ekzekutuar vetë goditjen e dënimit në minutën e gjashtë.
Edhe Futboll 22 jan 2026 Shaqiri humb në ndeshjen jubilare me Baselin “Kishim rënë dakord më herët me trajnerin dhe ne e kishim praktikuar në stërvitje”, u përgjigj Shaqiri, që ka 125 ndeshje me Zvicrën. Vendi prej ku duhej ekzekutuar gjuajtja e lirë, ishte shumë majtas për të. “Kjo është arsyeja pse e pyeta Zan Celarin nëse ndihej mirë.
Dhe u habita sa mirë e gjuajti”, është shprehur Shaqiri. Në pjesën e dytë, ishte Leo Lerou ai që ekzekutoi goditjen nga këndi i majtë, jo specialisti i goditjeve standarde, Shaqiri. “Ne donim të kishim pak larmi në mënyrë të mos bënim gjithmonë të njëjtën gjë.
Lausanne ka lojtarë shumë të gjatë, prandaj donim që lojtarë të ndryshëm të merrnin goditjet tona standarde”, shpjegoi trajneri Stephan Lichsteiner. Momentet e vetme të rrezikshme erdhën nga goditjet nga këndi të ekzekutuara nga Shaqiri. Me harkimin e Shaqirit në minutën e 76-të, Celar regjistroi gjuajtjen e parë drejt portës në të gjithë ndeshjen.
Nëse slloveni do të shënonte, do të kishte qenë kontributi i tretë nga Shaqiri nën drejtimin e Stephan Lichsteiner në 17 ndeshje. Më parë, nën drejtimin e Ludovic Magnin, Shaqiri kishte 27 gola apo asistime në 32 ndeshje.
Në edicionin kur Baseli doli kampion, nën drejtimin e Fabio Celstinit, futbollisti me përvojë mburrej me një shifër mbresëlënëse për kontributin në 43 gola, me shënime apo asistime, në 39 ndeshje. Edhe Futboll 17 dhj 2025 Shaqiri humb tjetër penallti por Baseli fiton Shaqiri aktualisht është larg arritjes së statistikave të tilla.
Ashtu si i gjithë sulmi i Baselit, i cili kishte vetëm katër gjuajtje në portë në mbi 180 minuta kundër Servettes dhe Lausannes. Dhe vetëm një gol nga penalltia. Celar e realizoi atë penallti kundër Servettes për të siguruar fitoren. Shaqiri nuk ishte në fushë në atë moment. Ai u zëvendësua pas 68 minutash. Kundër Lausannes, ai luajti 77 minuta.
Një çerek ore më parë, Lichsteiner dhe Shaqiri kishin një shkëmbim të shkurtër fjalësh në stol. Për çfarë bëhej fjalë? “Nuk e kuptova mirë se çfarë donte të thoshte kur më tha diçka më parë. Por është pjesë e futbollit dhe normale që duhet të flasësh, edhe nëse ndonjëherë nuk mund të kuptohemi me njëri-tjetrin në zhurmën gjatë ndeshjes”, tha dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve.
Dyshja luajti së bashku në krahun e djathtë për disa vjet në ekipin përfaqësues të Zvicrës duke bërë histori. Në “St. Jakob-Park”, Lichsteiner dhe Shaqiri janë aktualisht larg atij niveli. Lichsteiner, është në presion për ndeshjen e së dielës së ardhshme kundër Thunit, pavarësisht se ka kontratë deri në qershor 2029.
Kontrata e Shaqirit skadon verën e ardhshme. 35-vjeçari nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij. Edhe Futboll 30 nën 2025 Shaqiri humb penallti, Baseli ndalet nga St. Galleni “Jam shumë i qetë në këtë moment. Kam edhe një vit kontratë dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me Baselin”.
Ai e thotë këtë dhe largohet drejt dhomave të zhveshjes për t’ia dhënë fanellën e Baselit me numrin 10 mikut të tij, Gilles Yapi.
