Moti gjatë javës së ardhshme me diell, temperaturat deri 38 gradë

0%

Shpërndaje në: Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të jetë me diell. Temperaturat maksimale gjatë javës do të arrijnë deri 38 gradë celsius. Të hënën moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të sillen mes 11-16 gradë celsius, e maksimalet 31-36 gradë.

“Rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura paksa më të larta, të cilat janë normale për këtë periudhë të verës”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Të mërkurën e të enjten temperaturat maksimale do të arrijnë deri 38 gradë celsius.

“Gjatë orëve të mesditës rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell. Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët duhet të kenë kujdes të shtuar. Këshillohet konsumim i mjaftueshëm i lëngjeve”, ka njoftuar IHMK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha