Nxirret trupi i pajetë i minatorit të bllokuar në minierën e Bulqizës

0%

Është nxjerrë nga thellësia e minierës në Tërnovë të Bulqizës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Koloveri, i cili mbeti i bllokuar pas një aksidenti në vendin e punës. Pas kërkimeve intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të minatorit nga galeria.

Sipas autoriteteve, 40-vjeçari kishte rënë në një furnelë gjatë procesit të punës në minierë dhe ishte mbuluar nga materiali i kromit pas një shembjeje brenda galerisë. Trupi i pajetë është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

“Pas kërkimeve intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar ku ndodhi aksidenti, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit I. K., 40 vjeç, banues në Klos”, njoftoi Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së minatorit./Telegrafi.

Burimi: Telegrafi