Serbia arreston në kufirin me Hungarinë një person të dyshuar për

0%

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se më 2 gusht është arrestuar në pikëkalimin kufitar Horgosh, në kufi me Hungarinë, një person i identifikuar me inicialet M.M., i lindur në vitin 1981. Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”.

MPB-ja serbe nuk ka bërë të ditur emrin e plotë dhe as shtetësinë e të arrestuarit. Në njoftim thuhet se i dyshuari, më , në fshatin Kllobukar të Kosovës, dyshohet se kishte kryer krime lufte ndaj dy personave me inicialet T.S. dhe S.S.

Arrestimi është kryer nga pjesëtarë të Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit dhe Policinë Kufitare. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa më pas pritet të dërgohet, së bashku me kallëzimin penal, në Prokurorinë Publike për Krime Lufte në Serbi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com