Kolona të gjata në kufijtë e Kroacisë, pritje deri në katër orë për

0%

Fluksi i shtuar i udhëtarëve gjatë sezonit turistik ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje disaorëshe në pikat kufitare të Kroacisë, veçanërisht në kufijtë me Malin e Zi dhe Serbinë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka bërë apel për kujdes gjatë planifikimit të udhëtimeve, duke u kërkuar bashkatdhetarëve dhe udhëtarëve që të llogarisin vonesat dhe kufizimet aktuale në qarkullim.

Sipas njoftimit të Ambasadës, trafiku në pikat kufitare dhe urat ndërkombëtare po zhvillohet me vështirësi për shkak të numrit të madh të automjeteve dhe udhëtarëve.

Në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare të Kroacisë po zbatohet edhe Sistemi Evropian i Hyrje/Daljes (EES), i cili regjistron automatikisht të dhënat personale, dokumentet e udhëtimit dhe kohën e hyrjes e daljes për shtetasit e vendeve të treta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ambasada ka bërë të ditur se, përmes atasheut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sefadin Kuçi, është në komunikim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Grude, i cili mbulon zonën ku ndodhen dy vendkalimet kufitare me Malin e Zi.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve kroate, të publikuara më 2 gusht në orën , në pikën kufitare Karasovići , në kufirin Kroaci–Mali i Zi, pritjet për hyrje arrijnë deri në katër orë , ndërsa në dalje ka pritje disaorëshe dhe kolona që shtrihen për disa kilometra. Në pikën tjetër kufitare Vitaljina , pritjet në dalje janë rreth katër orë .

Ndërkohë, në kufirin Kroaci–Serbi, në pikën kufitare Bajakovo , pritjet arrijnë deri në tre orë . Situata ka bërë që kryetari i Komunës së Konavlës, Božo Lasić, të aktivizojë Shtabin e Mbrojtjes Civile, ndërsa banorëve lokalë u është kërkuar që të shtyjnë udhëtimet jo të domosdoshme me automjete personale, me qëllim uljen e ngarkesës në trafik.

Policia kroate po devijon një pjesë të qarkullimit në rrugë alternative, ndërsa banorët e zonave të prekura po ndihmojnë udhëtarët duke shpërndarë ujë dhe duke vënë në dispozicion hapësira sanitare. Përveç pikave kufitare, kolona të gjata janë raportuar edhe në autostradat kryesore të Kroacisë.

Kufizimet infrastrukturore në disa ura kanë ndikuar veçanërisht në qarkullimin e automjeteve të rënda. Vonesa janë raportuar edhe në transportin publik. Disa bashkatdhetarë që kanë përdorur Stacionin e Autobusëve në Zarë kanë njoftuar për pritje deri në tre orë .

Ambasada e Kosovës në Zagreb u ka rekomanduar udhëtarëve dhe transportuesve që para nisjes të informohen për gjendjen në rrugë dhe në pikat kufitare, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata dhe vështirësitë gjatë udhëtimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com