Zjarr mbi repartin ushtarak pranë Gjirokastrës, flakët rrezikojnë

0%

Një zjarr ka rënë në zonën e Poligonit, mbi repartin ushtarak në Gërhot të Gjirokastrës, duke rrezikuar një park bletësh dhe objektet ndihmëse në të. Sipas informacionit nga shërbimi zjarrfikës, flakët përfshinë të gjithë sipërfaqen e parkut dhe u përhapën edhe jashtë tij.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit, duke shpëtuar të gjitha kosheret e bletëve. Nga zjarri u dogj një kasolle që shërbente për ruajtjen e materialeve të bletarisë, ndërsa nuk pati dëmtime në kosheret.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia gjatë përdorimit të tymit për kontrollin e bletëve. Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e plotë të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot