Pritje deri në 40 minuta në kufi, kolona më të gjata në dalje nga

0%

Fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës ka sjellë pritje në disa vendkalime, me kolonat më të gjata të regjistruara në dalje nga vendi. Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat kufitare, pritjet më të mëdha për automjete janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë , ku koha e pritjes në hyrje arrin deri në 40 minuta , ndërsa kolona në hyrje është rreth 300 metra .

Pritje janë regjistruar edhe në Hanin e Elezit , ku qytetarët presin deri në 25 minuta për të kaluar kufirin, ndërsa kolona në hyrje është rreth 250 metra . Në pikën kufitare Bërnjak , pritjet në hyrje janë deri në 3-4 minuta , por është krijuar kolonë prej rreth 100 metrash .

Ndërkohë, në Muçibabë pritjet arrijnë deri në 15 minuta , me kolonë rreth 100 metra , ndërsa në Merdarë pritjet janë deri në 20 minuta . Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të mëdha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa qytetarëve u kërkohet të shfrytëzojnë edhe pikat alternative për të shmangur pritjet gjatë orëve me fluks më të lartë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com