Buta elektrizon “Sunny Hill”-in, por vajza e tij Irina rrëmben

0%

Mbrëmë, atmosfera në festivalin “Sunny Hill” u bë edhe më e veçantë me performancën e reperit të njohur shqiptar, Buta. Artisti solli energji të madhe në skenë, ndërsa një moment i veçantë i mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e vajzës së tij, Irinës. E vogla ishte e ftuara speciale e Butës dhe paraqitja e saj para publikut solli emocione të shumta.

Prania e saj në skenë u prit me duartrokitje nga mijëra pjesëmarrës, duke e bërë këtë moment një nga më të paharrueshmit e natës. “Sunny Hill”, festivali që prej vitesh mbledh emra të njohur të muzikës vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, vazhdon të sjellë momente të veçanta për publikun.

Burimi: Bota Sot