Gvardiol flet për largimin e Bernardo Silvës te Real Madridi: Ai

0%

Josko Gvardiol ka pranuar se Manchester City do ta ndiejë mungesën e Bernardo Silvës, pas transferimit të mesfushorit portugez te Real Madridi gjatë kësaj vere. 31-vjeçari ka kompletuar kalimin te gjiganti spanjoll dhe pritet të nisë stërvitjet të hënën nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Real Madridi lëvizi shpejt për të siguruar firmën e tij, pavarësisht interesimit të raportuar nga Barcelona dhe Atletico Madridi. Në një intervistë për The Athletic, Gvardiol foli me shumë vlerësim për ish-bashkëlojtarin e tij, duke lënë të kuptohet se kalimi në Spanjë ishte dëshira e kahershme e portugezit. “Ishim shumë të afërt. Sa shumë kemi humbur?

Këtë do ta kuptojmë kur të rikthehemi dhe të fillojmë sezonin”. “Bernardo është kthyer aty ku e ka vendin. Ai ka folur për Spanjën për një kohë shumë, shumë të gjatë”, deklaroi mbrojtësi kroat. Mourinho pritet ta ketë Bernardo Silvën një nga figurat kyçe të mesfushës së tij për sezonin e ri, duke vlerësuar kreativitetin dhe fleksibilitetin taktik të portugezit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bernardo mund të luajë si mesfushor ofensiv, por edhe në krahun e djathtë të sulmit, duke i dhënë trajnerit të Real Madridit më shumë alternativa taktike për edicionin e ri./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi