Si do të vazhdojë “lufta” për udhëheqjen e futbollit?

0%

Shpërndaje në: Një javë është kohë e gjatë në politikë. Edhe në politikën e futbollit. Të martën në mëngjes Gianni Infantino ishte në pozicion të pathyeshëm si president i FIFA-s, që është pozita më e fuqishme në futboll. Në fundjavë, pasi u përpoq të shiste aksione të garave të FIFA tek investitorët privatë, pozita e Infantinos është në kërcënim gjithnjë në rritje.

UEFA ia dha Infantinos goditjen e fortë të enjten, duke vendosur të bojkotojë të gjitha ngjarjet e FIFA-s nëse plani për shitje të aksioneve do të vazhdonte. Përnjëherë, Konfederata Evropiane e Futbollit sheh mundësinë për të larguar Infantinon. Dhe ky mund të jetë rasti më i mirë ndonjëherë për të bërë këtë. Por UEFA nuk është konfederata e vetme e pakënaqur.

CONCACAF, konfederata me të cilën Infantino bashkëpunoi ngushtë për Kupën e Botës 2026, ka bërë thirrje për një rishikim të plotë të udhëheqjes së FIFA-s. Edhe vendet besnike nga Konfederata Aziatike (AFC), ia kthyen shpinën. Infantino u braktis edhe nga dy aleatët më të ngushtë. Së pari nga këshilltari i lartë, Carlos Cordeiro, dhe më pas nga drejtori operativ, Kevin Lamour.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Futboll 22 mar 2026 Dy ndeshje pa shënuar gol, Muriqi vjen shumë i uritur te Kosova Infantino u tërhoq të shtunën në mëngjes, duke hequr dorë nga plani për shitjen e aksioneve. Dhe UEFA i dha tjetër goditje shkatërruese duke lëshuar deklaratë tjetër të fortë. Ndër të tjera UEFA shkroi se ka humbur besimin te presidenti i FIFA-s. Vijat e betejës tashmë janë përcaktuar.

Por çka mund të ndodhë në vazhdim? Si mund të rrëzohet Infantino? Rruga më e shpejtë për largimin e Infantinos do të ishte që zvicerani të jepte dorëheqje, siç bëri paraardhësi i tij, Sepp Blatter në vitin 2015. Por Infantino ende ka mbështetje dhe ai mund të përpiqet të rezistojë deri në mars. Ai është kandidat për tjetër mandat si president i shtëpisë botërore të futbollit.

Do të ishte mandati i katërt dhe i fundit që i lejohet si president. Skenar tjetër është që Këshilli i FIFA-s ta detyrojë Infantinon të heq dorë në një takim urgjent. Një mbledhje e tillë mund të thirret nëse e kërkojnë 19 nga 37 anëtarët e Këshillit të FIFA-s. UEFA i ka nëntë anëtarë, AFC i ka shtatë, CONCACAF pesë.

Afrika prezantohet me gjashtë anëtarë në Këshillin e FIFA-s, Amerika e Jugut me pesë dhe Oqeania me tre. Këshilli plotësohet nga Infantino dhe sekretari i përgjithshëm, Mattias Grafstrom. Nëse të pakënaqurit i mbledhin 19 vota, mbledhja duhet të zhvillohet brenda dy javësh dhe Këshilli i FIFA-s mund t’i kërkojë Infantinos të paraqesë dorëheqjen. Por ai mund të refuzojë të bëjë këtë.

Megjithashtë presioni ndaj tij do të rritej. Hapi tjetër do të ishte kongresi i jashtëzakonshëm i 211 vendeve anëtare të FIFA-s. Kongresi ftohet me votat e të paktën 43 federatave nacionale. UEFA, që i ka 55 anëtare, mund ta ftojë Kongresin e jashtëzakonshëm sa herë që dëshiron. Kjo megjithatë e ka rrezikun, pasi do të ishin faktikisht zgjedhje pa kandidat tjetër.

Do të nevojiteshin 106 vota për të kaluar votën e mosbesimit. UEFA i ka 55 anëtare në FIFA, Afrika 54, Azia 46, Amerika e Veriut, Qendrore dhe Karaibet 35, Oqeania 11 dhe Amerika e Jugut 10. Afrika, Amerika e Jugut dhe Oqeania nuk kanë kritikuar planin e Infantinos. Pra a mund të arrijë UEFA 106 vota? Në total 136 vende e refuzuan zyrtarisht planin e investimeve.

Por votimi për të refuzuar një ide nuk është i njëjtë me votimin për të larguar Infantinon. Prej këtyre 136, Katari tashmë e ka mbështetur publikisht zviceranin, kurse Meksika është distancuar nga deklarata e përbashkët e CONCACAF. Kështu që opsion tjetër i natyrshëm është të gjendet një kandidat i përshtatshëm për të garuar me Infantinon në mars.

Ai nuk kishte kundërshtarë kur u rizgjodh në vitin 2019 dhe 2023. Afati i fundit për të paraqitur kandidaturat është 18 nëntori, shkruan BBC. Edhe Futboll 11 dhj 2025 Drita e kërkon fitoren ndaj AZ Alkmaarit Kush mund ta zëvendësojë Infantinon? Nëse UEFA dhe kritikët e tjerë ndjekin rrugën e zgjedhjeve, duhet të gjejnë një udhëheqës unifikues.

Një kandidat evropian mund të ketë vështirësi në marrjen e mbështetjes globale. Do të duket sikur UEFA dëshiron ta marrë kontrollin e FIFA-s. Duhet një kandidat që mund të tërheqë mbështetjen e vendeve në CONCACAF, Afrikë dhe Azi. Kandidati më i mundshëm duket të jetë presidenti aktual i CONCACAF, Victor Montagliani nga Kanadaja.

Një tjetër kandidat do të mund të jetë Sheikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa, president i federatës aziatike. Ai udhëheqë konfederatën me 46 anëtarë, shumë prej të cilëve do të kishin nevojë për paratë që premtoi Infantino me projektin tashmë të dështuar. Më pak i mundshëm duket të jetë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Udhëheqësi nga Katari është edhe kryetar i Klubeve Evropiane të Futbollit. Al-Khelaifi nuk ka shprehur interesim për postin. A mund të rizgjedhet Infantino? Në çdo biznes tjetër Infantino do të ishte pa gjasa të mbante postin e tij. Por futbolli nuk është biznes “normal”.

Sa për kujtesë, Blatter ishte rizgjedhur një javë para se të jepte dorëheqje në vitin 2015, kur nuk i kishte mbetur asnjë mundësi për shkak të një skandali të korrupsionit. Infantino pritet të vazhdojë të luftojë për të mbetur në krye. Pendimi mund të bënte të gjithë këtë që të kapërcehej. Dhe ndoshta po kapërcehet.

Edhe Maroku, që e organizon Botërorin 2030 me Spanjën e Portugalinë, i ofroi mbështetje. Egjipti e vlerësoi Infantinon për anulimin e planit. Mbështetja e tij ishte shumë e madhe për kohë të gjatë. Dhe ai ka kohë për të riparuar një pjesë të dëmit. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë ka shanse që Infantino të bindë ish-aleatët e tij se kjo që ndodhi këtë javë ishte thjesht një devijim.

Për UEFA-n, shkruan BBC, pyetja është nëse mund të krijojë një situatë ku Infantino nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të japë dorëheqje. Që kjo të ndodhë, kritikat nga federatat në të gjithë botën duhet të vazhdojnë. Infantino mund të dëmtohet më shumë nëse sponsorët kryesorë distancohen nga organizata botërore e futbollit.

Edhe Futboll 2 tet 2025 Basku që luan në Kosovë: Këtu më shohin si ‘Muriqin spanjoll’ Gjatë skandalit të FIFA-s në vitin 2015, kompania të mëdha si Sony, Emirates, Castrol, Continental Tyres dhe Johnson & Johson ndërprenë marrëveshjet e sponsorizimit. Nuk ka shenja për këtë. Por zhvillimet me shumë gjasë do të shkojnë përtej kësaj jave dramatike.

Burimi: Koha