Ekskluzive | U ndal për tejkalim shpejtësie në Pejë – Policia i gjen

0%

Një kontroll rutinë i Policisë për shkelje në trafik ka zbuluar armë dhe substancë të dyshuar narkotike në një veturë në Pejë, duke çuar në arrestimin e një të riu. Sinjali mëson se i dyshuari është Albes Veseli rreth 22-vjeçar.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit, rreth orës , në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku njësia e Trafikut Rajonal kishte ngritur pikë kontrolli. I dyshuari, që po drejtonte një veturë Volkswagen, është ndaluar fillimisht për tejkalim të shpejtësisë.

Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe automjetit, zyrtarët policorë kanë vërejtur në dorën e tij një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Më pas, gjatë kontrollit të veturës, nën ulësen e pasagjerit është gjetur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm P.A.K., një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e Krimteknikës, të cilët kanë sekuestruar armën, municionin dhe substancën e dyshuar narkotike në cilësinë e provave materiale. I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në njësinë e hetimeve për intervistim.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Pas përfundimit të procedurave, Albes Veseli është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com