Një konflikt familjar në Prishtinë ka përfunduar me kallëzim penal, pasi një burrë dyshohet se shkoi me sopatë te banesa e djalit të tij, dëmtoi derën e hyrjes dhe shkaktoi panik te familjarët. Sinjali mëson se i dyshuari është B.J rreth 55-vjeçar , ndërsa viktimë P. J. rreth 32-vjeçar .
Sipas burimeve, ngjarja kishte ndodhur më 14 korrik, rreth orës , në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë. Viktima ka deklaruar se babai i tij, me të cilin nuk jeton prej një kohe të gjatë, kishte shkuar te banesa dhe kishte tentuar të hynte me forcë brenda.
Hetuesit kanë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë, ku, sipas burimeve, i dyshuari shihet duke tentuar të hyjë në banesë dhe duke goditur me sopatë derën e hyrjes, duke thyer xhamin e saj.
Nëna e viktimës, e intervistuar në cilësinë e dëshmitares, ka deklaruar se para dëmtimit të derës, i dyshuari kishte thirrur viktimën të dilte jashtë, ndërsa veprimet e tij kanë shkaktuar frikë dhe shqetësim te fëmijët që ndodheshin në banesë.
Pas grumbullimit të provave dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, më 1 gusht rasti është rikualifikuar dhe është iniciuar për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Kanosje”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
