Bizneset paguajnë deri në 100 mijë dollarë për t’i parë më shpejt

0%

Kompania mediatike e presidentit amerikan, Donald Trump, Trump Media & Technology Group, ka lançuar një shërbim të ri të të dhënave që u mundëson klientëve qasje më të shpejtë në postimet e tij në platformën Truth Social dhe në llogari të tjera me ndikim.

Shërbimi i quajtur “Truth API” është krijuar kryesisht për firmat e tregtimit financiar, investitorët institucionalë dhe bizneset që kërkojnë informacion në kohë reale nga deklaratat që mund të ndikojnë në tregjet financiare.

Sipas raportimeve, planet e këtij shërbimi mund të kushtojnë deri në 100 mijë dollarë në muaj, duke synuar veçanërisht kompanitë tregtare dhe bizneset që duan të kenë avantazh në reagimin ndaj zhvillimeve të reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kompania deklaron se platforma ofron transmetim të automatizuar dhe të licencuar të të dhënave nga postimet e llogarive kryesore në Truth Social, duke reduktuar vonesat në marrjen e informacionit, raporton cnbc .

Postimet e Trumpit shpesh kanë shkaktuar lëvizje të menjëhershme në tregjet financiare, sidomos kur ato kanë të bëjnë me politika tregtare, tarifa, energjinë, sanksione apo çështje ndërkombëtare. Për këtë arsye, qasja e shpejtë në këto deklarata konsiderohet me interes të veçantë për tregtarët financiarë.

Megjithatë, shërbimi i ri ka shkaktuar reagime dhe shqetësime për mundësinë e krijimit të një avantazhi të pabarabartë për investitorët që paguajnë për qasje të privilegjuar në informacion. Kritikët kanë kërkuar që autoritetet rregullatore amerikane të shqyrtojnë nëse një shërbim i tillë mund të ndikojë në barazinë e qasjes në informacionet që kanë ndikim në tregje.

Trump Media ka mbrojtur iniciativën, duke argumentuar se bëhet fjalë për një produkt teknologjik që shpërndan të dhëna publike dhe pjesë e strategjisë së kompanisë për të zgjeruar aktivitetin përtej rrjetit social Truth Social.

Burimi: Telegrafi