Lewis Capaldi magjepsi publikun në natën e dytë të Sunny Hill Festival

0%

Këngëtari skocez, Lewis Capaldi, ishte ylli kryesor i natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026, duke u ngjitur në skenën kryesore të shtunën në mbrëmje para mijëra fansave të mbledhur në Prishtinë.

Fituesi i shumë çmimeve britanike interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura, mes tyre “Someone You Loved”, “Before You Go”, “Forget Me”, “Pointless” dhe “Wish You The Best”, këngë që janë bërë ndër më të suksesshmet në karrierën e tij dhe u kënduan nga publiku gjatë gjithë koncertit. Goosebumps already. Lewis Capaldi.

Live at Sunny Hill ❤️ Capaldi u rikthye fuqishëm në skenat ndërkombëtare pas një periudhe pauze, ndërsa pjesëmarrja e tij në Sunny Hill Festival ishte një nga ndalesat më të rëndësishme të verës në Evropë. Organizatorët e festivalit e kishin prezantuar atë si një nga tre artistët kryesorë të këtij edicioni, përkrah Katy Perry dhe Martin Garrix.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sunny Hill Festival 2026 po zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë dhe ka mbledhur emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe rajonale, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga festivalet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore. This one will stay with you 🫂 @Lewis Capaldi

Burimi: Telegrafi