Shpërndaje në: Aktori amerikan Vincent Pastore, i cili ka luajtur rolin e Salvatore “Big Pussy” Bonpensiero në serialin e famshëm “The Sopranos”, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, sipas disa mediave amerikane. Pastore është gjetur në shtëpinë e tij në Bronx, Neë York, dhe nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë vepre kriminale, ka raportuar CBS NeWs.
Në “The Sopranos”, Pastore ka luajtur mikun më të ngushtë të Tony Sopranos, i cili përfundimisht u bë informator për FBI-në. Vdekja e personazhit të tij në sezonin e dytë ishte një nga momentet më të paharrueshme të serialit.
Robert Attermann, menaxheri i Pastore-s, ka thënë për CBS NeWs se “Për botën, ai do të mbahet mend gjithmonë si i paharrueshmi ‘Big Pussy’, por për ne që e njihnim, ai ishte shumë më tepër se kaq”. “Ai e donte profesionin e aktorit.
Ishte i apasionuar pas zanatit të tij dhe gjithmonë inkurajues, respektues e bujar me aktorët e rinj, duke gjetur kohë për t’u ofruar udhëzime dhe mbështetje sa herë që mundej”, ka thënë Attermann. Pastore lindi në Bronx në vitin 1946. Ai u rekrutua në Marinën e SHBA-së gjatë Luftës së Vietnamit para se të niste karrierën në aktrim.
Edhe Showbiz 10 o. më parë “Matchbox”, aventurë plot aksion me yllin John Cena Ndër rolet e tij të hershme përfshiheshin filma si “Goodfellas” dhe “Carlito’s Way”. Më vonë, ai u shfaq në seriale televizive si “Laë & Order”, “General Hospital” dhe “Hawaii Five-O”. Por ishte roli i tij në “The Sopranos” ai që i solli Pastores famë të gjerë.
Ai u shfaq në të gjashtë sezonet e serialit të vlerësuar nga kritikët, pavarësisht se personazhi i tij u vra në sezonin e dytë.
