Porsche përplas të renë në vijat e bardha në Vlorë, shoferi ikën nga

0%

Një aksident rrugor ka tronditur qytetin e Vlorës gjatë mesnatës, ku një vajzë e re është goditur nga një veturë luksoze tip Porsche, ndërsa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës, ku sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur pas përplasjes për t’i dhënë ndihmë të dëmtuarës, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Vajza është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë policore që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e shoferit, raporton Vizion Plus, transmeton Sinjali Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje kanë deklaruar se automjeti dyshohet se ka hyrë në kryqëzim kur semafori ishte i kuq, por ky pretendim ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet pritet të analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e tjera për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje për gjendjen shëndetësore të vajzës së aksidentuar, ndërsa policia vijon kërkimet për drejtuesin e Porsche-s që u largua nga vendi i ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com