Koci: Edhe një qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe

0%

Shpërndaje në: Një tjetër shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe, në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë. Avokati Arianit Koci ka thënë se për këtë rast është njoftuar pas mesnate dhe se bëhet fjalë për një 44 vjeçar nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës i cili po udhëtonte me autobus nga Stuttgarti drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij.

Koci ka bërë të ditur më tej se sipas deklarimit të vëllait të tij, autoritetet serbë kanë thënë se ndalimi i tij lidhet me një letërnjoftim të dëmtuar. “Menjëherë pas njoftimit, kam filluar të angazhohem për sqarimin e rrethanave të ndalimit dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme juridike.

Do të vazhdoj të ndërmarr të gjitha veprimet që janë në kompetencën dhe mundësitë e mia për të ndihmuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij rasti. Asnjë shtetas i Kosovës nuk duhet të ndihet i vetëm kur përballet me probleme jashtë vendit”, ka thënë Koci në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha