Suharekë, babai qëllon me armë zjarri djalin e tij

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me në Suharekë një person ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij. Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, që dyshohet se është përdorur në rast. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Burimi: Kallxo