Rrugëtimi europian i Egnatias ka lënë pas një zhgënjim të madh me eliminimin ndaj Celjes, por nëse analizohen rezultatet e arritura në fushë, kampionët e Shqipërisë kanë një statistikë që flet qartë për forcën e skuadrës. Në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani në Kupat e Europës këtë sezon, rrogozhinasit nuk kanë pësuar asnjë humbje në 90 minutat e lojës, madje as pas shtesave.
Një fi tore dhe tre barazime përbëjnë bilancin e Egnatias në arenën ndërkombëtare, një tregues se skuadra e Nevil Dedes ka fi tuar stabilitet dhe është kthyer në një ekip që është shumë i vështirë për t’u mposhtur. Një statistikë që mban gjallë optimizmin edhe për përballjen e radhës ndaj Shamrok Rovers në Conference League.
BILANC POZITIV – Rrugëtimi nisi me barazimin 1-1 në transfertë ndaj Petrokubit, rezultat që e la plotësisht të hapur çështjen e kualifi kimit. Më pas erdhi një nga mbrëmjet më të bukura në historinë e klubit, teksa Egnatia triumfoi me shifrat e thella 6-1 në Rrogozhinë, duke siguruar për herë të parë kalimin e një turi në Ligën e Kampioneve.
Edhe përballë Celjes, një kundërshtari me më shumë eksperiencë në Europë, kampionët e Shqipërisë nuk u mposhtën. Fillimisht barazuan 3-3 në “Arena Egnatia”, ndërsa edhe sfi da e kthimit u mbyll në barazim pas kohës së rregullt dhe shtesave. Vetëm seria e penalltive i ndali rrogozhinasit të vazhdonin ëndrrën në Champions League.
Edhe pse eliminimi ndaj Celjes erdhi si një goditje e rëndë, Egnatia largohet nga Liga e Kampioneve pa u mundur në lojë. Në katër sfi dat e këtij edicioni, asnjë kundërshtar nuk ka arritur ta mposhtë skuadrën e Nevil Dedes brenda 90 minutave, ndërsa edhe 30 minutat shtesë në Slloveni nuk prodhuan fitues.
Kjo statistikë merr edhe më shumë vlerë duke pasur parasysh se përballë kanë qenë skuadra me eksperiencë në arenën europiane. Egnatia jo vetëm ka rivalizuar, por në disa momente ka qenë edhe superiore, duke treguar se diferencat mes saj dhe kundërshtarëve janë shumë më të vogla nga sa mund të mendohej. BESIMI – Këto rezultate përbëjnë një bazë të fortë optimizmi për sfi dat e ardhshme.
Eliminimi nga Champions League nuk i jep fund aventurës europiane, pasi tani në horizont është përballja me Shamrok Rovers. Në kampin rrogozhinas besojnë se paraqitjet e deritanishme janë prova më e mirë se skuadra ka potencial për të shkuar edhe më tej.
Fakti që Egnatia nuk është mposhtur në asnjë ndeshje të këtij sezoni europian rrit vetëbesimin e grupit dhe forcon bindjen se edhe ndaj irlandezëve mund të vijë një tjetër kualifi kim. Përtej rezultateve, Egnatia ka treguar edhe një rritje të ndjeshme në aspektin e pjekurisë.
Skuadra ka ditur të reagojë pas vështirësive, të administrojë momente delikate të ndeshjeve dhe të mos dorëzohet asnjëherë, edhe kur ka qenë në disavantazh. Ky mentalitet është një nga fi toret më të mëdha të Nevil Dedes në javët e para të punës së tij.
Kampionët e Shqipërisë nuk shihen më si një skuadër që merr pjesë në Europë vetëm për eksperiencë, por si një ekip që futet në fushë për të konkurruar dhe për të kaluar ture. VAZHDIMËSIA – Sfi da ndaj Shamrokut do të jetë një tjetër provë e rëndësishme për këtë Egnatia. Objektivi nuk është vetëm kualifi kimi, por edhe ruajtja e serisë pozitive që skuadra ka ndërtuar në Europë.
Katër ndeshje pa humbje kanë rritur besimin brenda grupit dhe kanë treguar se Egnatia ka fi tuar një identitet të ri në arenën ndërkombëtare. Tani mbetet për t’u parë nëse kampionët e Shqipërisë do të arrijnë ta zgjasin edhe më tej këtë ecuri, duke e shndërruar atë në një tjetër hap drejt historisë.
