Galatasaray është gati të bëjë një lëvizje serioze për transferimin e mesfushorit belg Kevin De Bruyne nga Napoli. Sipas raportimeve, kampioni i Turqisë po përgatit një ofertë zyrtare, teksa ka intensifikuar interesimin për një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Për ta bindur 35-vjeçarin të transferohet në Stamboll, Galatasaray është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare me kushte shumë të favorshme financiare. Mbetet të shihet nëse Napoli do të jetë i gatshëm të negociojë dhe nëse De Bruyne do ta pranojë sfidën e re në futbollin turk.
