Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se aksioni për gjetjen e dy motoristëve të humbur në Jezercë ka përfunduar me sukses. Sipas njoftimit, motoristët janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të sigurt nga Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, i cili ka ndërhyrë në terren për realizimin e operacionit.
Shoqata ka bërë të ditur që aksioni u përmbyll me sukses dhe se të dy motoristët tashmë ndodhen në siguri.
Burimi:
Bota Sot
