Kosova do të përfshihet sot nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, të cilat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 32 dhe 36 gradë Celsius.
IHMK bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. Për shkak të indeksit të lartë UV, instituti u rekomandon qytetarëve të shmangin qëndrimin e zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.
