Liridon Latifi duket se ka “rilindur” pas transferimit te skuadra e Kyzylzhar, në elitën e futbollit të Kazakistanit. 32-vjeçari shënoi golin e tretë të sfidës në triumfin 3 me 1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Aktobes. Një gol i shënuar me “dhunë” nga ana e futbollistit shqiptar, i cili po gëzon një formë mjaft të mirë.
Në katër ndeshje që është aktivizuar Latifi ka mundur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës në kampionat, duke u kthyer në një lider te skuadra e tij e re. Kujtojmë që edicionin e shkuar 32-vjeçari ishte pjesë e Shkëndijas së Tetovës ku në 30 javë shënoi 7 gola.
