Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa vendkalime vazhdojnë pritjet dhe kolonat e automjeteve. Sipas të dhënave të fundit, situata më e ngarkuar paraqitet në Muçibabë, ku pritjet janë deri në 60 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolonat arrijnë deri në 1.000 metra në të dy drejtimet.
Në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje zgjasin nga 60 deri në 70 minuta, me kolonë deri në 500 metra, ndërsa në dalje pritjet janë 30 deri në 40 minuta, me kolonë rreth 300 metra. Pritje më të shkurtra raportohen edhe në Jarinjë, ku automjetet presin 10 deri në 15 minuta për hyrje, si dhe në Hanin e Elezit dhe Stançiq, ku pritjet janë rreth 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara, ndërsa për automjetet e rënda nuk raportohet për pritje apo kolona. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
