Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare

0%

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme të vendit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në përfundim të tubimit, protestuesit u larguan në mënyrë paqësore, duke brohoritur në kor: “Nesër më shumë”, si një mesazh për vazhdimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim.

Organizatorët përsëritën thirrjet për pjesëmarrje sa më të madhe në protestat e ardhshme, duke theksuar se lëvizja do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Pjesëmarrësit shprehen të vendosur se sheshi do të mbetet i mbushur çdo ditë dhe se nuk do të pranohet asnjë kompromis përveç largimit të kreut të qeverisë.

Sot ka pasur një pjesëmarrje masive të diasporës, të cilët pritet të rikthehen sërish në javët në vijim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot