Gjatë javës, temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë celsius

0%

Shpërndaje në: Vapa e të nxehtit është rikthyer në Kosovë. Këtë fundjavë dhe javën e ardhshme temperatura pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Mjekët u kanë bërë thirrje qytetarëve, e veçanërisht personave me sëmundje kronike dhe të moshuarve, që të shmangin ekspozimin në orët kur temperaturat janë më të larta.

Me fundjavën, ka nisur vala e re e të nxehtit në Kosovë, gjatë së cilës temperaturat maksimale është parashikuar të shkojnë deri në 38 gradë celsius gjatë ditëve të javës së ardhshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën temperatura maksimale ka qenë 37 gradë celsius e të dielën do të jetë një më pak.

Specialisti i Mjekësisë Familjare, Rushit Ismajli, ka thënë se në orët e pikut, veçmas të moshuarit nuk duhet t’i ekspozohen diellit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ata që kanë sëmundje kronike, kur janë të moshuar kanë edhe probleme kronike, e kanë edhe paksa më të vështirë që t’i përballojnë temperaturat e larta, ata të cilët kanë hipertension, diabet, probleme të frymëmarrjes, alergji të ndryshme, kështu që duhet të kenë kujdes në kohën kur rriten temperaturat, sidomos në mesin e ditës”, ka bërë thirrje Ismajli.

Në orët me temperatura të larta, më pak njerëz u panë në sheshet e Prishtinës. Edhe Arbëri 20 min. më parë Paralajmërohen kërkime me muaj për mbetjet mortore në Kalludër Njëri nga ta ka thënë se edhe vetë i redukton daljet përgjatë vapës së madhe.

“Mesdita kur është dielli në zenit, është pak e rrezikshme për njerëzit që kanë sëmundje kronike, sëmundje të lëkurës, por në përgjithësi është edhe i shëndoshë”, ka thënë ai. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar qytetarët që të mbrohen nga temperaturat e larta, duke përfshirë kufizimin e daljeve gjatë ditës dhe hidratimin e mjaftueshëm me ujë e lëngje.

Ndërkaq, specialisti Ismajli ka thënë se qytetarët e të gjitha moshave duhet të bëjnë kujdes në ushqim, në kohën kur temperaturat janë të larta.

“Kur është fjala për verës, atëherë rreziku që të helmohemi nga ushqimet është më i madh sesa në stinët e tjera, kështu që ajo që unë u them qyqarëve dhe pacientëve është që të marrin ushqim me vete, mundësisht të ushqehen në shtëpi”, ka deklaruar specialisti i mjekësisë familjare.

Rëndom, kur ka pasur temperatura të larta, është ndaluar puna nga ora 11 deri në 17, kryesisht për të punësuarit në ndërtimtari që i ekspozohen diellit. Një masë e tillë nuk është marrë sivjet. Edhe Arbëri 36 min. më parë 11 administratorë të Maturës Shtetërore u shpëtojnë gjobave Por, autoritetet qeveritare kanë marrë masa për t’i mbrojtur rrugët.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka përcaktuar me vendim që nëpër autostrada në intervalin 11-17 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me masë mbi 20 tonë, kur temperaturat kalojnë 32 gradë celsius. E kur ato kalojnë 35-gradëshin, qarkullimi i këtyre automjeteve do të ndalohet edhe nëpër rrugë nacionale, rajonale e lidhëse. Rezana Bozhlani

Burimi: Koha