Paralajmërohen kërkime me muaj për mbetjet mortore në Kalludër

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Gërmimet për mbetjet mortore në Kalludër të Vogël mund të zgjasin me muaj, ka paralajmëruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërndarjes së mundshme të eshtrave. Kurti u ka bërë thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë nga Serbia hapjen e arkivave për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka bërë thirrje për shmangien e raportimeve të pakonfirmuara Për të pestën ditë me radhë, në një terren të thepisur malor në veri, ekipet e profesionale kanë kryer gërmime, në kërkim të mbetjeve të viktimave të luftës së rreth tri dekadave më parë.

E kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se gërmimet në Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut mund të zgjasin me muaj të tërë për shkak se shpërndarjes së mbetjeve mortore dhe terrenit të vështirë. Të shtunën Kurti e ka vizituar lokacionin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga aty ka përsëritur se dyshohet që në këtë zonë të jenë trupat e 23 personave, të njohur si “grupi i intelektualëve” nga rajoni i Mitrovicës. Ata ishin rrëmbyer më . Tash e 27 vjet fati i tyre nuk është zbardhur plotësisht.

“Duhet t’i presim analizat e ADN-së, por me shumë gjasë bëhet fjalë për shqiptarët të njohur si ‘Grupi i Intelektualëve’, 23 sosh, të cilët më 19 prill, para 27 vjetëve, u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat armike të Serbisë, të cilët nuk u mjaftuan me këtë krim mizor, por u orvatën që t’i zhdukin gjurmët e krimit të tyre.

Dhe, andaj, në këtë vend, në të cilin ju po e shihni se deri tek varreza masive nuk arrihet dot me veturë, ta varrosin të vërtetën e tyre si ekzekutorë të një projekti gjenocidal që synonte shfarosjen e shqiptarëve”, ka thënë Kurti.

“Tash do të vazhdojnë këto gërmime edhe shumë javë, e ndoshta edhe shumë muaj, meqenëse eshtrat e gjetur janë të shpërndarë dhe janë buzë një përroi, i cili me shumë gjasë në stinën e pranverës është një përrua i fuqishëm dhe në këtë mënyrë trupat edhe nëse janë varrosur në njëjtin vend mund të mos jenë aty”.

Nga ky fshat në veri, Kurti ka bërë thirrje që Serbia të kushtëzohet nga ndërkombëtarët për hapjen e arkivave, për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Kurti ka thënë të jetë e domosdoshme qasja në dosjen e Brigadës së Motorizuar 38 të Ushtrisë Jugosllave, për të cilën ka deklaruar se tregon për përgjegjësit e shumë masakrave të kryera në Kosovë, e veçanërisht në Drenicë.

“Sipas Beogradit ajo dosje nuk bën të hapet deri në vitin 2044. Ne nuk mund të presim tash edhe 18 vjet që të zbardhet e vërteta.

Prandaj, edhe njëherë u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që këto dokumentacione të klasifikuara që janë në Beograd të deklasifikohen dhe të zbardhet e vërteta, në mënyrë që ata mbi 1500 persona që janë ende të pagjetur, ato qindra familje të cilat po presin për më të dashurit e tyre, më në fund t’u përfundojë ankthi edhe dhimbja, e të mund t’i varrosin me dinjitet eshtrat e anëtarëve të familjeve të tyre dhe më të dashurve të tyre”, ka thënë Kurti.

Edhe Arbëri 23 shk 2026 Pas dështimit të ndarjes, Asociacionit dhe Radoiçiqit, ka mbetur vetëm një opsion: Realiteti Kosova edhe zyrtarisht i ka kërkuar Serbisë qasje në dosje. E ka bërë këtë pas marrëveshjes për bashkëpunim rreth të zhdukurve me forcë gjatë luftës, e cila u arrit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Por, Beogradi zyrtar nuk i është përgjigjur.

Madje, të premten, Serbia, sipas raportimeve atje, ka arrestuar një të dyshuar për spiunazh, me pretendimin se ka bashkëpunuar me shërbimin informativ në Kosovë. Emri i tij u ndërlidh me varrin në Kalludër. Kryeministri Kurti ka thënë se në vend që Serbia t’i hapë arkivat, po arreston persona që dëshmojnë për krimet e luftës që ky shtet i ka kryer në Kosovë.

“Ajo që është e çuditshme është që po ndodhin arrestime edhe në Serbi me qëllimin e kundërt. Të gjithë jemi dëshmitarë që Serbia po arreston serbë, të cilët para më shumë se dy dekada na i paskan treguar UNMIK-ut e organizatave ndërkombëtare për krimet e Serbisë dhe këtë po e bën nën akuzën për spiunazh.

Në vend që Beogradi zyrtar t’i hapë arkivat e forcave policore, ushtarake dhe paraushtarake të armatosura që kanë kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Kosovë, të gjithë ata të cilët japin çfarëdo informacioni i akuzon, i arreston dhe mund të thuhet tashmë i ndëshkon për spiunazh”, ka thënë Kurti.

Sipas raportimeve, i arrestuari në Serbi për periudhë të gjatë ka dorëzuar në Kosovë të dhëna mbi veprimtarinë e pjesëtarëve të mëhershëm dhe aktualë të Ushtrisë së Serbisë e strukturave tjera të sigurisë. Dyshimet e raportuara ishin se “spiunimi” i tij ka çuar në arrestime në veri, përfshirë edhe Zubin-Potokun.

E në Zubin-Potok të martën, Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona, M.J. dhe M.B. nën dyshimin për krime lufte. “Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civilë shqiptarë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës të martën. Ndërkaq të premten, Prokuroria Speciale dhe Policia kanë njoftuar se te M.J. janë gjetur dëshmi se ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive në armatën jugosllave gjatë periudhës së luftës.

Pikërisht në ditën e arrestimit nën dyshimin se kanë gisht në vrasjen e 23 civilëve shqiptarë, nisën edhe gërmimet në Zubin-Potok. Deri tash nuk ka informata zyrtare për numrin e mbetjeve mortore të hasura në Kalludër. E Prokuroria Speciale ka përsëritur të shtunën thirrjen për të shmangur raportimet e pakonfirmuara.

Zëdhënësja Arbnora Luta ka thënë se është ende herët që të konfirmohen shifra. Qysh nga dita e parë në zonë janë ndërmarrë masa të mëdha sigurie. Ato janë përforcuar edhe me vendosjen e një sistemi antidron.

Edhe Arbëri 22 jan 2026 Paralajmërohet për rreziqe të shtuar nga ortekët në Brezovicë Kurti gjatë vizitës në Kalludër u shoqërua edhe nga Agron Limani, të cilin një ditë më parë e emëroi kryesues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, dhe nga Atdhe Hetemi, drejtor i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës.

Të mërkurën, autoritetet e Kosovës publikuan për herë të parë listën preliminare të viktimave të luftës. Në të, 1 mijë e 579 persona janë evidentuar si të zhdukur me dhunë. Lista dokumenton edhe 11,404 të vrarë e 242 të vdekur si pasojë e luftës.

Burimi: Koha