Aktivisti nga sheshi: Të mbështesim protestën e qyteteve, po shesin

0%

Nga sheshi i ditës së 63-të të protestës kombëtare me pjesëmarrjen e Diasporës, një prej aktivistëve bëri thirrje në hapje të saj që të mbështetet edhe protesta e qytetarëve të bashkive që po shkrihen nga qeveria aktuale. Ai tha se janë 15 bashki që po centralizohen nga pushteti korruptiv i Edi Ramës, i cili sipas tij është gati ta shesë vendin për interesat e tij.

“Rama po kërkon të centralizoj pushtetin vendor duke shkrirë bashkitë. Janë jo vetëm të korruptuar, por edhe autokratë dhe të lidhur me krimin e organizuar si dhe të sheshin Shqipërinë për interesin e tyre”, tha ai. Më tej aktivisti apeloi që të mbështeten edhe këto protesta në rrethe, me qëllim që kjo qeveri të mos fitonte më shumë pushtet.

“Ndaj të protestojmë edhe në qytetet e tjera që pushteti të mos centralizojë bashkitë dhe të mos bëhet më shumë korruptiv. Ndaj t’i mbështesim protestat e bashkive të tjera në rrethe që po shkrihen”, deklaroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot