Rubin Kazani triumfoi me rezultatin 1 :2 ndaj Akron Togliatit në duelin e vlefshëm për javën e dytë të elitës së futbollit rus. Rrugën e rrjetës në këtë përballje e gjeti sulmuesi Mirlind Daku, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 19-të, ndërkohë që performancë të shkëlqyer zhvilloi edhe Nazmi Gripshi, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.
Të dy futbollistët e Kombëtares e nisën duelin si titullarë, ndërkohë që Gripshi u zëvendësua në minutën e 72-të. 29-vjeçari regjistroi statistika mjaft pozitive, duke e merituar plotësisht çmimin e lojtarit të ndeshjes.
