Sportisti shqiptar del me flamurin kuq e zi në Beograd, ky është

0%

Sportisti shqiptar Denis Buzukja u paraqit me flamurin kuq e zi gjatë hyrjes së tij në arenën e garës në Beograd, duke tërhequr vëmendjen e publikut të pranishëm. Në përballjen e zhvilluar në UFC, Buzukja nuk arriti të fitojë ndaj garuesit Bogdan Grad, i cili doli fitues në fund të ndeshjes. Duket se luftëtari shqiptar u dëmtuar nga ana e gjyqtarit.

Luftëtari shqiptar protestoi menjëherë kundër këtij vendimi, duke pretenduar se nuk ishte dorëzuar. Paraqitja e Buzukjës me flamurin kombëtar shqiptar shkakton tërmet të serbët. Media serbe “Kurir” shkruan me mllef për paraqitjen e shqiptarit sidomos me flamurin kombëtar në mes të Beogradit. “Denis Buzukja shkaktoi zemërimin e publikut në Beograd dhe, pas provokimit, përfundoi në tokë.

Ja si u zhvillua ndeshja. Shqiptari Denis Buzukja, i cili të premten bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë peshimit zyrtar, një ditë më vonë u përball me Bogdan Gradin në spektaklin e UFC-së në Beograd. Ai hyri në Arenë duke mbajtur flamurin shqiptar, gjë që bëri që publiku ta priste me reagime shumë të ashpra dhe me fishkëllima.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, kundërshtari i tij, Bogdan Grad, një rumun që garon nën flamurin e Austrisë, u prit nga publiku sikur të ishte serb, me ovacione dhe entuziazëm të madh”, shkruan me mllef media serbe.

Burimi: Bota Sot