Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim me peshqirët, ja sa shpesh

0%

Peshqirët janë ndër sendet më të përdorura në çdo shtëpi, por shpesh neglizhohet kujdesi që duhet treguar për higjienën e tyre. Për shkak se thithin lagështi çdo ditë, ata mund të kthehen në një vend ku shumohen bakteret dhe krijohen aromat e pakëndshme. Lagështia dhe nxehtësia që krijohet në ambientet e banjës krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e mikroorganizmave.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që peshqirët e fytyrës të lahen më shpesh se ata të trupit, veçanërisht gjatë periudhave të nxehta kur djersitja është më e madhe. Një tjetër gabim i zakonshëm është mënyra e ruajtjes pas përdorimit.

Peshqiri duhet të hapet dhe të lihet të thahet plotësisht, pasi lënia e tij i mbledhur mbi vaskë apo në ambiente të lagështa mund të shkaktojë erëra të pakëndshme brenda një kohe të shkurtër. Nëse peshqiri nuk ka më aromë të freskët edhe pas larjes, ose nëse materiali është bërë i ashpër dhe jo i këndshëm në prekje, kjo është një shenjë se duhet pastruar më shpesh ose zëvendësuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujdesi i rregullt për tekstilet e banjës nuk lidhet vetëm me ndjesinë e pastërtisë, por edhe me mbrojtjen e lëkurës dhe ruajtjen e higjienës në përditshmëri.

Burimi: Bota Sot