Aksident mes një kombi dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet një person

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ramun të Pejës, ku janë përfshirë një kombi dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës , Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Ramun të Pejës, ku janë përfshirë një kombi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com