Manchester United po shqyrton një marrëveshje të madhe lojtar + para për të transferuar anësorin e Juventusit, Francisco Conceicao, gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve të Sportmediaset , “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro plus sulmuesin holandez Joshua Zirkzee për të siguruar shërbimet e talentit portugez.
Conceicao mund të largohet nga Juventusi vetëm pas dy sezoneve në Torino, ndërsa Manchester United aktualisht shihet si klubi më i vendosur për të siguruar firmën e tij. Klubi anglez kërkon të përforcojë repartin ofensiv nën drejtimin e trajnerit Michael Carrick.
Anësori portugez iu bashkua Juventusit fillimisht në formë huazimi nga Porto në verën e vitit 2024, përpara se “Zonja e Vjetër” ta blinte përfundimisht për 30 milionë euro. Paraqitjet e tij të mira e kthyen Conceicaon në një lojtar të rëndësishëm për projektin e Juventusit, fillimisht nën drejtimin e Igor Tudor dhe më pas të Luciano Spallettit.
Forma e tij ka tërhequr interes nga Liga Premier, me Liverpoolin që gjithashtu po monitoron situatën, por Manchester United duket aktualisht më agresiv në garë. Juventusi e vlerëson portugezin mes 50 dhe 60 milionë eurosh, por kjo shumë mund të ulet ndjeshëm nëse United përfshin një lojtar në marrëveshje.
Gjiganti evropian synon transferimin befasues të Seskos nga Man Utd Sipas raportimeve, oferta e Manchester United do të ishte 30 milionë euro + Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez nuk konsiderohet më pjesë kyçe e projektit në “Old Trafford” dhe do të mirëpriste një rikthim në futbollin italian.
Ndërkohë, Juventusi po kërkon një sulmues të ri këtë verë, ndërsa Spalletti vlerëson profilin e Zirkzee, duke e bërë një shkëmbim të mundshëm shumë interesant për klubin torinez./ Telegrafi
