Italia e ka bërë gati listën

0%

Afati përfundimtar ka kaluar, ndaj Italia tani ka një listë me 13 qytete dhe 16 stadiume në garë për të organizuar ndeshjet e EURO 2032, të cilin do ta bashkëorganizojë me Turqinë. 31 korriku ishte data e fundit kur qytetet kandidate duhej të dorëzonin dokumentacionin e nevojshëm për t’u kualifikuar si vende pritëse të turneut.

Tashmë, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka bërë të ditur se lista përfshin këto 13 qytete: Bari, Bologna, Cagliari, Firenze, Genoa, Lecce, Milano, Napoli, Palermo, Roma, Salerno, Torino dhe Verona. Hapi i radhës është vlerësimi i dosjeve të secilit kandidat, përpara se lista përfundimtare e qyteteve pritëse t’i dërgohet UEFA-s deri më 1 tetor.

Stadiumet duhet të përmbushin standardet e rrepta të UEFA-s për të fituar të drejtën e organizimit të ndeshjeve të EURO 2032, ndërsa ekzistojnë shqetësime se vetëm pak impiante në Itali i plotësojnë aktualisht këto kritere. Disi çuditërisht, Bergamo dhe Udine nuk janë pjesë e listës, pavarësisht se Atalanta dhe Udinese kanë stadiume të reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Italia do ta organizojë EURO 2032 së bashku me Turqinë, me secilin shtet që do të ketë nga pesë qytete pritëse.

Burimi: Bota Sot