Aksident në një minierë në Bulqizë, dyshohet se minatori ra në

0%

Një aksident i rëndë pune ka ndodhur mesditën e sotme në zonën minerare të Bulqizës, ku një minator ka mbetur i bllokuar në nëntokë pas shembjes së materialit të kromit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës , në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe. Sipas të dhënave paraprake nga Policia, i dëmtuari është shtetasi I.

K., 40 vjeç, banues në Burrel, i cili punonte si minator dhe brigadier pranë një subjekti privat. Dyshohet se gjatë procesit të punës, 40-vjeçari ka rënë në një furnelë dhe më pas është mbuluar nga masivi i materialit të kromit.

Menjëherë pas alarmimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e kërkim-shpëtimit minierë si dhe forcat e Policisë, të cilat po vijojnë punën me intensitet për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga nëntoka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën në vendngjarje për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti dhe për të verifikuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë nga subjekti privat. “Rreth orës , në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I.

K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës. Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. /euronews.al

Burimi: Telegrafi